top of page

Vergara: Nuk kam planifikuar të martohem sërish

​

Sofia Vergara, i cila është fejuar me biznesmenin Nick Loeb, ka deklaruar se nuk kishte planifikuar që përsëri të martohej. ‘Asnjëherë nuk kam planifikuar që të martohem përsëri. Kam pasur një djalë dhe (martesa) nuk ishte më prioritet’.
‘Por, më pëlqen të jem e dashuruar dhe tash jam shumë e lumtur. Gjithçka është e përsosur’, ka thënë këngëtarja për revistën Glamour.
Aktorja është ndarë me Joe Gonzalez para rreth dy dekadash dhe ka një djalë 20-vjeçar nga ajo martesë.

Rita Ora, fytyra më e re e Supergaperga

​

Këngëtarja me prejardhje kosovare do të jetë fytyra më e re e kampanjës pranverë-verë 2013.
Ora është zgjedhur fytyrë e kësaj kampanje pasi modeluesi i këtyre këpucëve ka menduar se stili i saj klasik dhe modern do të jetë pjesë perfekte e kompanisë.
Drejtuesit e kampanjës janë shumë të entuziazmuar për të parë se çfarë do të sjellë Rita dhe se si do t’i kombinojë këpucët e markës italiane me veshjen e saj.Kampanja do të lansohet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Françi e BB5 vazhdon rrugën e modelimit

​

Gjithnjë është shprehur se modelimi është një nga pasionet e saj më të mëdha. E me sa duket Françeska Jaçe ish banore e Big Brother 5 e ka bërë ëndrrën e saj realietet.
Eventet dhe sfilatat e modës duket se nuk kanë munguar për të dhe në këto foto shohim përkujdesjen ndaj pamjes së saj.
Pas ndarjes nga Ermali, një tjetër ish-banor i këtij reality show, Françi i është përkushtur karrierës së saj duke sfiluar për shumë firma të ndryshme.

Rita Orës i ndalohet përdorimi i salcës së preferuar

​

Pop yllit shqiptar, Rita Orës, i është ndaluar që të përdorë salcën e saj të preferuar që ajo e vë në ushqime, me frikën se ajo mund të ketë përmbajtje të rrezikshme për vokalin e saj.
Krijuesja e hitit ‘Shine Ya Light’ është urdhëruar nga mjeku i saj që të largohet nga salca e Tabascos për shkak që kjo salcë mund të dëmtojë zërin e saj.
‘Mjeku më ka thënë që të heq dorë nga Tabasco. I gjithë ekipi është urdhëruar që të mos më ofrojë salcën dhe të më mbajnë larg nga ajo’, ka theksuar Rita.

Rihanna i jep fund lidhjes me Chris Brown


Rihanna duket se i ka dhënë fund lidhjes së saj me Chris Brown.
Këngëtarja e famshme është shprehur se tashmë ata janë vetëm miq. ‘Nuk jemi më të lidhur, por kemi mbetur miq’, theksoi 24-vjeçarja në një intervistë në Facebook.

Në vitin 2008 Chris Brown dhunoi partneren e tij Rihanna dhe u dënua me punë të detyruar dhe një program rehabilitimi. Por kohët e fundit dy këngëtarët janë parë së bashku në shumë evente..

Eni Koçi një nxënëse e dalluar

​

Përveçse një këngëtare mjaft e pëlqyer për publikun Eni Koçi është edhe një nxënëse e dalluar. E shohim në këtë foto në ambientet e shkollës së saj ku mesa duket Koçi do të ketë pasur ndonjë çast pushim dhe ka realizuar këtë foto.
E veshur bardh e zi dhe me një buzëqeshje rrezëllitëse Eni dukej në formë mjaft të mirë.

Rihanna, me të brendshme për reklamën e parfumit

​

Rihanna ka nisur promovimin e parfumit të saj të ri në Twitter dhe kjo duket zgjidhja më e drejtë duke marrë parasush se këngëtarja ka plot 26 milionë ndjekës në rrjetin social.
‘Kjo është reklama ime për fragrancën e re NUDE! Sigurohuni që të mbani erë të mirë, veçanërisht kur jeni të zhveshur’, shkroi 24-vjeçarja në profilin e saj.
Reklama tregon yllin e muzikës pop të veshur vetëm me të brendshme dhe me flokë të verdha.

Rita: Nuk e imitoj askënd

​

Rita Ora thotë se ajo në skenë gjithmonë mundohet të jetë vetja dhe të mos imitojë askënd. Këngëtarja shqiptare e cila po bën karrierë ndërkombëtare në muzikë, është në përgatitje për fillimin e turneut të saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë muaj, së bashku me Iggy Azalea dhe Havana Brown, dhe ka folur për veprimet e saj në skenë.
‘Kur ngjitem në skenë, unë nuk tentoj të imitoj askënd. Unë nuk fus efekte nga artistët e tjerë, siç është për shembull liria e ‘Coldplay’ në skenë. Është më shumë punë në grup sesa vetëm e imja.
Kënaqem me bendin time dhe po ashtu argëtohemi edhe në prapaskenë. S’ka rregulla. Nuk ka ndonjë rutinë vallëzimi. Jam vetëm unë dhe bendi im që kënaqemi bashkë’, ka thënë Rita.

Çili e fokusuar në shtatzëninë

​

Çiljeta Xhilaga duket se ka lënë mënjanë karrierën e saj muzikore për t’u fokusuar në shtatzëninë e saj. Standard shkruan se edhe Çiljeta aktualisht ka pezulluar për një kohë të pacaktuar të gjitha aktivitetet muzikore, si edhe pjesëmarrjet nëpër festivale, për t’iu përkushtuar shtatzënisë.
Këngëtarja seksi ende nuk ka dalë publikisht me të dashurin e saj dhe babanë e fëmijës së ardhshëm.

Eliza Dushku shfaq dokumentarin "E dashur Shqipëri"

​

Aktorja e mirënjohur hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku, ka mbledhur në mjediset e kinemasë ‘Millenium’ personalitete të shumta të të gjitha fushave, të cilët kishin ardhur për të ndjekur premieren e dokumentarit të saj ‘Dear Albania’.
Në të tregohet rrugëtimi i Elizës dhe vëllait të saj Nate nëpër Shqipëri, në kërkim të rrënjëve të familjes por edhe për të njohur më mirë, traditat, zakonet e bukuritë natyrore të vendit të babait të tyre. Gjatë vizitës ata kanë takuar edhe disa prej të afërmve të tyre në Korcë.
‘

Ndjehem më pranë vendit tim të origjinës dhe isha mjaft e emocoinuar, por edhe pak nervoze, për këtë premierë këtu në Tiranë. Nëse premiera do të ishte në Los Angelos apo Nju Jork nuk do të isha kaq nervoze, por kjo është këtu në Shqipëri dhe dojja ti bëja njerëzit këtu krenarë. Shpresoj që ky të jetë i pari ndër shumë projekte të tjera në Shqipëri dhe mbase kur të vijë tjetri do të kem mësuar edhe shqip. Kam shumë njerëz që më mbështesin she shumë miq këtu’, tha Eliza Dushku.
Eventi është pjesë e Tirana Art Days, një organizim i  Bashkisë së Tiranës, përgjatë të cilit do të zhvillohen 24 aktivitete në 3 ditë. Eliza, së bashku me të dashurin Rick Fox dhe vëllanë e saj Nate, i cili është edhe drejtor i dokumentarit, kanë udhëtuar nëpër Shqipëri, në disa prej qyteteve dhe zonave më të rëndësishme të saj, duke kërkuar që përvec njohjes me bukuritë e vendit të gjyshërve, të promovonin edhe turizmin në vendin tonë.

Banorët luajnë bejsboll..

Anaidi me Shpendin kanë dëshirë të luajnë bejsboll. Ata duan të përfshijnë edhe banorët e tjerë. Të dy banorët fillimisht u shpjegojnë rregullat e lojës atyre që nuk i dinë, madje Anaidi dhe Shpendi i shoqërojnë edhe me shembuj. Në lojë hyjnë Iliri, Shpendi, Olta, Elona, Elena dhe Anaidi. Loja e bejsbollit fillon, Olta nuk mund ta godasi topin disa herë dhe Anaidi i thotë që nëse nuk e godet deri në tre herë atëherë eleminohet. Elena gjatë lojës pengohet dhe rrëzohet, ndërsa banorët e tjerë qeshin me të. Kur banorët varpojnë pas topit për ta kapur, Olta e frikësuar futet poshtë tavolinës. Banorët qeshin me të madhe kur shohin këtë skenë. Duket se ata po argëtohen shumë me këtë lojë të re, për disa prej tyre.​

31337

​

31330



22140



21305



18843



18432


15338


14220


9613


9104

1._Sy-Arta


2._JuStin_

​

3.besimi


4.Jeta
 ï»¿


5.Flamur_Tigri


6. BaD_GiRL


7. Anushka


8. Liburni


9. Stela

​

10. dielli

Pikët në KuiZ

© 2005 - 2012 by AlbaLove.Net Të gjitha te drejtat jan te realizuara Powered by eXe



 

Twitter

  • Wix Twitter page

Follow us

Subscribe

Facebook

Become a Fan

  • c-youtube

YouTube

  • c-facebook

      Kliko Dhe Ndegjo                       

RadioKosovaLove 

bottom of page